Një autobus shkolle është përplasur kokë më kokë me një kamion në SHBA.
Dyzet e nëntë fëmijë u dërguan me urgjencë në spital. Incidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shoferi i kamionit ka pasur një problem shëndetësor, i cili ka shkaktuar dhe aksidentin.
Ndërkohë policia po heton për shkakun e ngjarjes.