Pritet dënimi me burgim të përjetshëm për adoleshentin që vrau 4 nxënës në shkollë

Amerika

Pritet dënimi me burgim të përjetshëm për adoleshentin që vrau 4 nxënës në shkollë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:53
Ethan Crumbley

Një adoleshent që vrau katër nxënës në shkollën e mesme të Oksfordit në Miçigan të ShBA-së do të dënohet me burgim të përjetshëm pa asnjë shans për lirim me kusht, thanë nga gjykata të premten, raporton AP.

Gjykatësi Kwamé Rowe e njoftoi vendimin përmes video-konferencës, disa javë pasi dëgjuan ekspertët që u “përplasën” për shëndetin mendor të Ethan Crumbley dhe dëshmitarët që përshkruan ditën tragjike më 2021 në detaje të mprehta.

Crumbley e dëgjoi vendimin me avokatët e tij teksa ishte ulur në një dhomë në burgun e qarkut.

17-vjeçari do të dënohet zyrtarisht në gjykatën e Oakland County më 8 dhjetor, dita kur të mbijetuarit dhe familjet mund t’i tregojnë gjykatësit se si të shtënat ndikuan në jetën e tyre.

Vrasja e shkallës së parë mbart një dënim automatik të përjetshëm për të rriturit në Miçigan. Por gjuajtësi ishte 15-vjeç në atë kohë dhe gjyqtari kishte mundësinë të zgjidhte një afat më të shkurtër që do të nënkuptonte një mundësi eventuale për liri.

“Edhe nëse i pandehuri ndryshon, dhe ai gjen njëfarë paqeje dhe njëfarë kuptimi në jetën e tij përtej torturimit dhe vrasjes, nuk do të thotë se ai ndonjëherë merr të drejtën të jetojë i lirë mes nesh”, tha prokurorja Karen McDonald teksa argumentoi për një dënim të përjetshëm më 18 gusht.

Sulmuesi u deklarua fajtor për vrasje, terrorizëm dhe krime të tjera. Adoleshenti dhe prindërit e tij u takuan me stafin e shkollës ditën e të shtënave pasi një mësues vuri re vizatime të dhunshme. Por askush nuk e kontrolloi çantën e tij për të kontrolluar nëse ka armë dhe u lejua të qëndronte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat