Reshjet rekord të premten mbrëma shkaktuan probleme të shumta në New York të SHBA-së.
Shiu shkaktoi ndërprerje në trafikun hekurudhor të metrosë dhe të udhëtarëve, trafiku i autobusëve u ndërpre.
Shoferët mbetën të bllokuar në autostrada, terminali në aeroportin LaGuardia u mbyll për orë të tëra dhe bodrumet u përmbytën.
Meteorologët kanë paralajmëruar vazhdimin e reshjeve të dendura edhe për ditën e shtunë.