Uragani Otis ka goditur brigjet e Meksikës jugore, me shpejtisë të erës deri në 270 kilometra në orë.
Otis goditi vendpushimin e famshëm Acapulco pak pas mesnatës të së mërkurës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Autoritetet kanë paralajmëruar një stuhi kërcënuese për jetën dhe mundësinë e rrëshqitjeve të dheut pasi shiu i dendur ka përfshirë zonën.
Stuhia tashmë ka filluar të dobësohet ndërsa lëviz në brendësi, raporton BBC.