Sulm me armë mes grupeve në SHBA, dy të vrarë e 18 të lënduar

Amerika

Sulm me armë mes grupeve në SHBA, dy të vrarë e 18 të lënduar

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Një përleshje mes dy grupeve përfundoi me fatalitet në Florida kur nga të shtënat me armë në rrugët e qytetit Tampa mbetën të vdekur dy persona dhe 18 të tjerë të plagosur.

Një i dyshuar për rastin është në paraburgim, ndërsa tjetri është në kërkim.

Përleshja ndodhi në një zonë të frekuentuar me disa bare, ndërsa të shtënat nisën rreth orës tre të mëngjesit të së hënës.

Nuk u dhanë më shumë detaje për viktimat dhe të lënduarit që u dërguan në spitalet e zonës. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se po hetohet e gjithë ngjarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat