Autoritetet amerikane kanë shpëtuar një pilot i cili kaloi nëntë orë në ligatinat Everglades të Floridës në krahun e avionit të tij të fundosur.
Krokodilët dhe aligatorët gjithashtu jetojnë në ujërat e Everglades. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, Cessna 172M me një motor u rrëzua rreth orës 2:20 të mëngjesit të së martës, por autoritetet nuk morën një raport për rrëzimin e avionit deri rreth orës 10:00, raporton sot NBC Miami.
Avioni u rrëzua në një zonë shumë të izoluar të Everglades që mund të ketë qasje vetëm nga njësi të specializuara.
Në video shihet se si një helikopter arrin pilotin, i cili i ka fashuar këmbën dhe e çon në vend të sigurt. Burri është transportuar në spital me lëndime të lehta.