Një shofer të martën vrau dy demonstrues që mbrojnë kauzën e ruajtjes së natyrës, që kishin bllokuar rrugën në Panama, e bëhet fjalë për një pensionist amerikan.
Keneth Darlington, 77-vjeç, u shfaq në sallën e gjyqit në qytetin La Espiga, ku pas një seancë mbi dy orë i është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas mediave lokale, shtetasi amerikan i lindur në Panama, që shihet në video dhe fotografi duke vrarë dy arsimtarë që bllokojnë rrugën drejt autostradës – më herët ishte dënuar për posedim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.
Siç pretendohet, ai kishte thënë “se këtu do të merr fund”, para se t’i afrohej protestuesve në pjesën e Panamasë në autostradë dhe ishte përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me grupin e burrave, në mesin e të cilëve dy i qëlloi me armë.
Para një numri të madh të fotografëve dhe ekipeve televizive, që filmonin protestën, ai vrau dy burra. Eliser Pliset, avokati i viktimës, ka thënë se Darlington akuzohet për vrasje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve.
Megjithatë, mediat lokale raportojnë se ai mund të shmang dënimin me burg, për shkak të moshës që e ka.