Përmbyset autobusi në autostradë, raportohet për 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Amerika

Përmbyset autobusi në autostradë, raportohet për 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus u përmbys në autostradën e shtetit lindor meksikan të Veracruz, ku raportohet se të paktën 12 pasagjerë humbën jetën dhe 58 të tjerë u plagosën.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën që lidh qytetet La Tinaja dhe Acayucan, në jug të shtetit.

Garda Kombëtare Meksikane tha se shkak i aksidentit ishte gabimi i shoferit.

Dhjetëra të plagosur janë transportuar në spitalet në Veracruz dhe të paktën shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat