Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi sot se zgjatja e armëpushimit katërditorë varet nga Hamasi.
“Nëse kjo marrëveshje e veçantë do të zgjatet apo jo, varet në fakt nga Hamasi, sepse Izraeli ka qenë shumë i qartë si pjesë e marrëveshjes:
është i gatshëm të vazhdojë armëpushimin nëse për çdo ditë Hamasi liron 10 pengje të tjera”, tha Sullivan për CNN.
“Pra, topi është në fushën e Hamasit, nëse jo, do të jetë përgjegjësia e tij”, shtoi ai.