Elliott Erwitt, i konsideruar si një nga mjeshtrit më të mëdhenj të fotografisë të shekullit të 20-të, ka vdekur në Nju Jork, shkruan New York Times.
Ai ishte 95 vjeç dhe vdiq në gjumë në shtëpinë e tij.
I lindur si Elio Romano Erwitz, parisien nga lindja, anëtar i Magnum Photos që nga viti 1953, ai ishte i famshëm për fotot e tij bardh e zi të situatave ironike dhe absurde në mjediset e përditshme, portrete të famshme të Marilyn Monroe, Che Guevara dhe Richard Nixon.
Punimet e tij janë pjesë e koleksioneve të muzeve të rëndësishme si Instituti i Artit i Çikagos, NGA në Uashington DC dhe Muzeu i Artit në Cleveland. /ANSA