U lëshua nga mali Washington, skiatorin e “merr me vete” orteku i borës – publikohen pamjet

Amerika

U lëshua nga mali Washington, skiatorin e “merr me vete” orteku i borës – publikohen pamjet

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:09
Skiatori

Ky është momenti rrëqethës kur një skiator deri po lëshohej malit Washington, nxit një ortek bore.

Dominic Torro, 30-vjeç, po skijonte të shtunën në mëngjes kur një ortek bore filloi të bie nga mali dhe e mori atë me vete.

Ai kishte shkuar në këtë mal me miqtë kur ndodhi aksidenti, u tha nga departamenti i shpëtimtarëve të New Hampshire.

Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur, por raportohet se ka pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të këmbëve.

Kjo nuk është hera e parë që skiatorët që vizitojnë këtë mal, i merr me vete orteku i borës siç ndodhi edhe një vit më parë me një të ri.

Në videon e publikuar së fundmi nga qendra e skijimit, Torro fillimisht shihet duke zbritur kodrës kur orteku niset pas tij dhe e merr me vete.

Ishte miku i tij i cili e ndihmoi dhe i telefonoi policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Helikopteri i Gardës Nacionale e kishte lokalizuar të lënduarin dhe menjëherë nga fluturakja zbritën mjekët. Ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat