​Trump: Nëse rizgjidhem do të dëboj sërish emigrantët

Amerika

​Trump: Nëse rizgjidhem do të dëboj sërish emigrantët

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 21:38
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim që zhvilloi në Nevada në kuadër të fushatës së zgjedhjeve ka përsëritur edhe njëherë premtimin e tij për të dëbuar nga vendi emigrantët nëse rizgjidhet.

Sipas lajmit të CNN, Trump bëri deklarata lidhur me emigrantët gjatë fushatës së tij zgjedhore në Nevada.

Emigrantët kanë “pushtuar SHBA-në” theksoi Trump, i cili përsëriti premtimin e tij se nëse rizgjidhet, emigrantët do t‘i nënshtrohen praktikës “më të madhe të deportimit në historinë e vendit”.

Duke nënvizuar se politikat lidhur me emigrantët do të zgjerohen, Trump u shpreh se “Një pjesë e madhe e forcave federale të zbatimit të ligjit do të transferohen në njësitë lidhur me emigracionin, ndërsa një pjesë e forcave jashtë vendit do të tërhiqen në kufirin jugor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat