Një oficer në Michigan po vlerësohet për aktin e tij heroik i cili rrezikoi jetën e tij për ta nxjerrë një grua të bllokuar brenda një makine që ishte mbuluar nga flakët.
Incidenti kishte ndodhur më 16 dhjetor në Qarkun Macomb.
Sipas policisë, oficeri Cameron Rieper u hodh në aksion për të shpëtuar të moshuarën (rreth të 80-tave) nga automjeti i djegur, i cili kishte devijuar rrugën.
Në raportime thuhej se shoferja nuk kishte humbur ndjenjat, por kishte qenë e çorientuar.
Oficeri kishte shkuar me vrap te automjeti që po digjej dhe pas disa sekondave e nxori gruan nga makina, dhe pas disa çasteve, automjeti u mbulua tërësisht nga flakët.