Të paktën 21 persona janë lënduar pas një shpërthimi të hënën në katet e poshtme të një ndërtese hoteli në qendër të qytetit Fort Worth, Teksas, thanë autoritetet.
Një person ishte në gjendje kritike dhe katër të tjerë u lënduan rëndë, tha zëdhënësi Matt Zavadsky në një konferencë shtypi të hënën.
Pjesa tjetër kishte lëndime të lehta.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Fort Worth, tha se telefonata e parë për një zjarr u pranua rreth orës 3:32 pasdite – sipas kohës lokale.
Më pas erdhën thirrje të shumta për një shpërthim.
Era e gazit depërtoi në qendër të qytetit Fort Worth, tha zëdhënësi më vonë, duke shtuar se hetuesit janë të bindur se shpërthimi ishte “një lloj shpërthimi gazi”.