Guvernatorja Kathy Hochul ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork
SHBA/New York: Një stuhi masive po paralajmërohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku parashikohet të sjellë temperatura rekord të ulta dhe mot të përkeqësuar gjatë mes dhe fund javës që vjen.
Parashikusit e motit thanë se stuhitë dhe “bora e madhe" deri te stuhitë dhe tornadot, janë paralmëruar nga Shërbimi Kombëtar i Motit, i cili ka lëshuar alarme për motin e keq pothuajse në çdo shtet, madje përfshirë edhe disa shtete të jugut të SHBA-së.
Ndërsa, shumë njujorkezë thuhet se po përgatiten për motin e keq, ka qenë sot pasdreke Guvernatorja Kathy Hochul, e cila ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork, përpara stuhisë së mundshme që pritet të godasë këtë mesëjavë shtetin.
Nga stuhitë dhe “bora, erërat e forta, ngricat do të edhe një rënje rekord të temperaturave” deri te tornadot.
Nju Jorku, ka lëshuar alarme për motin e keq pothuajse në çdo kanton, dhe rrezikon simbas kushteve të mbyll shkollat dhe në ditët e borës së madhe të anulojë fluturimet e aeroplaneve të udhëtarve simbas gjendjes që pritet të krijohet.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur nga Guvernatorja Kathy Hochul, thuhet se mbulon 15 qarqe - Allegany, Cattaraugus, Cayuga, Chautauqua, Erie, Genesee, Jefferson, Lewis, Livingston, Monroe, Niagara, Ontario, Orleans, Oswego dhe Wyoming.
Akumulimet totale të borës mund të jenë sipas metereologve prej 5 deri në 10 inç deri në borën me rënje rreshjeve të vazhdueshme . Në disa zona sipas tyre mund të bien deri në dy metra borë.
Në ndërkohë që erërat e forta do të fryjnë me shpejtësi deri në 70 mph në fillim të javës ka të ngjarë të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike.
Një ndalim udhëtimi për kamionët e ngarkesave të rënda është në fuqi për disa pjesë të Nju Jorkut.Sigurisht që me motin e keq që po vjen thanë autoritet do të bëhet ndalimi i disa udhëtimeve.
Duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të sotëm, të dielën, 13 janar, Departamenti i Transportit i Shtetit të Nju Jorkut dhe Autoriteti Thruway i Shtetit të Nju Jorkut, po shpallin një ndalim për kamionët e ngarkesave të rënda me rimorkiot.
Ndalimi vlen për kamionët që udhëtojnë në rrugët e mëposhtme:
- I-90 Exit 46 në linjën PA
- I-190
- Buffalo Skyway
- USA 219
- 400 NY
- I-290
- I-990
- Autostrada Kensington (NY 33)
- I-86 në qarkun Chautauqua dhe Cattaraugus
Guvernatoria Hochul në shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e Nju Jorkut, u bënë thirrje njujorkezeve, të qëndrojnë në shtëpi nëse ata nuk e kanë të nevojëshme të dalin në zonat që eshtë shpallur gjendja e jashtëzakonshme, sepse autoritet i kanë marrë të gjitha masat për ndihmë.
"Pavarësisht motit të ngrohtë që përjetuam në fillim të javës, dimri nuk është plotësisht gati për të kaluar këtu në shtetin e Nju Jorkut dhe ne po përgatitemi për borë dhe akull", tha Guvernatorja Kathy Hochul.