Sekretari i Mbrojtjes i ShBA, Lloyd Austin u lirua nga spitali të hënën, pasi kaloi dy javë atje për të trajtuar komplikimet nga operacioni për kancerin e prostatës.
Ai e mbajti sekret nga drejtuesit e lartë të administratës Biden dhe stafi për javë të tëra.
Ai pritet të punojë nga shtëpia derisa të rikuperohet, raporton Associated Press.
Austin, 70 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed më 22 dhjetor dhe iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar kancerin, i cili u zbulua në fillim të muajit gjatë një kontrolli rutinë. Ai zhvilloi një infeksion një javë më vonë dhe u shtrua në spital më 1 janar. Pas kësaj ai u shtrua në kujdesin intensiv.