Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, është zotuar se SHBA do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të mbrojtur trupat e saj.
Kjo u tha pasi tre ushtarakë u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas një sulmi me dron nga luftëtarët e mbështetur nga Irani në një bazë shërbimi amerikan në kufirin me Jordaninë dhe Siria, raporton The Guardian.
“Më lejoni të filloj me zemërimin dhe pikëllimin tim (për) vdekjen e tre trupave të guximshme amerikane në Jordani dhe për trupat e tjera që u plagosën”, tha Austin në fillim të një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Presidenti dhe unë nuk do të tolerojmë sulmet ndaj forcave amerikane dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur SHBA-në dhe trupat tona”, shtoi ai.