Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një e moshuar 71-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj.
Xhelozia e sëmurë e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka pasur lidhje 6 dekada më parë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Eastern Shores të North Miami Beach.
Burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje.