Ekonomia amerikane shtoi 353.000 vende pune në muajin janar, shumë më tepër se vlerësimet e tregut, njoftoi të premten Departamenti i Punës.
Pritshmëria e tregut për listat e pagave jo fermere ishte të tregonte një rritje prej 187.000 muajin e kaluar.
Shtimi e vendeve të punës në dhjetor 2023, ndërkohë, u rrit ndjeshëm me 117.000 nga 216.000 në 333.000, sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës.
Norma e papunësisë megjithatë ka mbetur e pandryshuar në 3.7% në janar për të tretin muaj radhazi, krahasuar me muajin e kaluar.
Gjithashtu, edhe numri i të papunëve ka mbetur kryesisht i pandryshuar në 6.1 milionë, sipas Departamentit të Punës.