Shkalla e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje për muajin shkurt.
Çmimet e derivateve dhe ato të banimit e kanë shkaktuar më së shumti këtë ngritje, raporton BBC.
Norma vjetore, që matë nivelin e rritjes së çmimeve ka qenë 3.2 përqind në muajin e dytë të vitit, nga 3.1 përqind sa ishte në janar, ka njoftuar Departamenti i Punës.
Biletat e fluturimit, sigurimi I veturave dhe veshjet ishin në mesin e produkteve që e kanë shkaktuar rritjes përgjatë muajit. Çmimet e nëpër dyqanet ushqimore të cilat kanë lëvizur dukshëm në vitet e fundit, kanë mbetur të pandryshuara.
Raporti mujor vjen në një kohë kritike zgjedhjesh presidenciale dhe kur Banka Qendrore e ShBA-së, Rezerva Federale, është duke debatuar hapin e radhës në luftën me çmimet.
Gjatë këtij viti pritet shumë që FED të lëvizë me uljen e normave të interesit.