Një person i dyshuar për një seri të shtënash vdekjeprurëse në Pensilvani është kapur i gjallë në New Jersey, tha policia amerikane.
Policia tha se i dyshuari Andre Gordon , vrau tre persona në Levittown të shtunën përpara se të ikte nëpër linjat shtetërore për në shtëpinë në Trenton, shkruan BBC.
Dyshohet se ai qëlloi dhe vrau njerkën e tij 52-vjeçare, Karen Gordon, si dhe motrën e tij 13-vjeçare, Kera Gordon.
Menjëherë pas ai hyri në një shtëpi tjetër rreth dy milje larg, ku dyshohet se qëlloi dhe vrau nënën e fëmijëve të tij, 25-vjeçaren Taylor Daniel.
Ai dyshohet se ka goditur edhe nënën e saj me kondakun e pushkës së tij dhe ajo tani po shërohet në spital.