Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth të premten, përcjell Bota sot.
Epiqendra e tërmetit ishte afër Libanit, Nju Xhersi, rreth 40 milje (64 km) në perëndim të qytetit të Nju Jorkut.
Është tërmeti më i rëndësishëm i rajonit në dekada.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se infrastruktura në zonë po rishikohej.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Eric Adams, shtoi: "Nuk kemi asnjë raport për ndikime të mëdha apo lëndime".