Disa të vdekur në Iowa pasi tornadot goditën Midwest

Amerika

Disa të vdekur në Iowa pasi tornadot goditën Midwest

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tornado vrau shumë njerëz në një qytet të vogël të Iowas, ndërsa stuhitë e fuqishme përfshinë Midwest.

Mediat raportuan se u shkatërruan shtëpi dhe biznese në Greenfield, ku veturat u shkatërruan dhe mbeturinat u shpërndanë nëpër peizazh.

Policia e Iowas konfirmoi viktimat në një konferencë shtypi, por nuk ishte në gjendje të thoshte se sa, raporton bbc.

Nebraska, Illinois dhe Wisconsin u goditën gjithashtu nga tornadot, shiu i dendur dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

Videot që tregojnë shkatërrimin në të gjithë Iowan përshkruanin ndërtesa të rrafshuara, vetura të përmbysura dhe turbina me erë të prishura.

Spitali i qytetit ishte ndër ndërtesat e dëmtuara, duke detyruar dhjetëra personat që u lënduan të shkonin diku tjetër.

Ndryshe, Greenfield ka mbi 2000 banorë dhe gjendet rreth 88 kilometra larg Des Moines.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat