​Bie nga lartësia 120 metra, alpinisti shpëton me lëndime të lehta

Amerika

​Bie nga lartësia 120 metra, alpinisti shpëton me lëndime të lehta

Më: 28 maj 2024 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një adoleshent në Uashington i ka mbijetuar një rënie prej 120 metrash në anën e një kanioni me vetëm "lëndime minimale", thotë policia. Ai u shpëtua në një "operacion të sigurt dhe të suksesshëm", shtuan oficerët në postimin e tyre në Facebook të fundjavës.

Shërbimi lokal i zjarrfikësve raportoi se personi i përfshirë ishte 19 vjeç dhe "tepër me fat" që ishte gjallë.

Adoleshenti – identiteti i të cilit nuk është bërë publik – thuhet se ka qenë duke bërë hiking kur ka rënë.

Autoritetet i kanë paralajmëruar njerëzit që të mos ecin në zonën ku ai po e bënte ngjitjen, të cilën ata e përshkruajnë si të rrezikshme për këmbësorët dhe shpëtimtarët. Atje njerëz vdesin çdo vit, dhe disa vetëvrasje raportohen gjithashtu në zonë.

"Ne u kemi thënë njerëzve që të qëndrojnë larg këtyre shtigjeve sepse janë të rrezikshme, por njerëzit ose nuk i kanë parë shenjat paralajmëruese ose po e shpërfillin ato," sipas një oficeri policie të përfshirë në shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat