Merr flakë motori i avionit para nisjes nga aeroporti i Çikagos

Amerika

Merr flakë motori i avionit para nisjes nga aeroporti i Çikagos

Më: 28 maj 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një fluturim i United Airlines për në Seattle u ndalua pak para nisjes nga aeroporti O’Hare i Çikagos pasi motori i avionit mori flakë.

Për shkak të kësaj, fluturimet e tjera u shtynë gjithashtu.

Fluturimi 2091 i United Airlines ishte planifikuar të ngrihej rreth orës 14:00, kur motori i avionit mori flakë, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Zëdhënësi i aeroportit njoftoi se avioni ka përjetuar një “situatë emergjente” përpara nisjes dhe se situata është zgjidhur “në mënyrë të sigurt”.

United Airlines tha për Fox News se avioni u tërhoq në portë dhe se pasagjerët u zbarkuan në mënyrë të sigurt dhe se askush nuk u lëndua.

“Ne po punojmë për të shtuar orare alternative të udhëtimit për ta”, shtoi kompania.

Bëhet fjalë për një avion “Airbus A320”, në të cilin ndodheshin 148 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat