Presidenti Biden mund të firmosë javën tjetër urdhër ekzekutiv për emigracionin

Amerika

Presidenti Biden mund të firmosë javën tjetër urdhër ekzekutiv për emigracionin

Më: 30 maj 2024 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për migracionin në një përpjekje për të forcuar kontrollin në kufirin SHBA-Meksikë, thanë të enjten për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi planet.

Urdhri i Presidentit Biden ka të ngjarë të ndalojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të refuzojë hyrjen e migrantëve pasi të arrihet një kuotë e caktuar ditore, thanë burimet.

Demokrati Joe Biden, i cili po kërkon një mandat tjetër 5 vjeçar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ka ashpërsuar qasjen ndaj sigurisë kufitare gjatë muajve të fundit pasi emigracioni është renditur si një shqetësim kryesor mes votuesve amerikanë.

Republikanët, duke përfshirë kundërshtarin e tij, ish-presidentin Donald Trump, e kanë kritikuar Pesidentin Biden se është tërhequr nga politikat kufizuese për migracionin të vendosura gjatë administratës Trump dhe se ka dështuar të frenojnë numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin.

Burimet nënvizuan se Presidenti Biden nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për planin. Njoftimi mund të bëhet të martën, shtuan burimet. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat