Trump u shpall fajtor, vjen reagimi i Biden: Ka vetëm një mënyrë për…!

Amerika

Trump u shpall fajtor, vjen reagimi i Biden: Ka vetëm një mënyrë për…!

Nga: A.M. Më: 31 maj 2024 Në ora: 00:30
Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump

Pak momente pasi Donald Trump u shpall fajtor për 34 vepra penale, reagoi Presidenti Joe Biden, i cila tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur rivalin e tij republican.

"Ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur Donald Trump jashtë Zyrës Ovale: Në kutinë e votimit," shkroi Biden në X.

Kurse, drejtori i komunikimit të fushatës së Biden 2024 tha se vendimi tregonte se "askush nuk është mbi ligjin", shkruan CNN, transmeton “Bota sot”.

"Donald Trump gjithmonë ka besuar gabimisht se ai kurrë nuk do të përballet me pasoja për shkeljen e ligjit për përfitimin e tij personal. Por vendimi i sotëm nuk e ndryshon faktin që populli amerikan përballet me një realitet të thjeshtë. Ka ende vetëm një mënyrë për të mbajtur Donald Trumpin jashtë i Zyrës Ovale: Në kutinë e votimit, kriminel i dënuar apo jo, Trump do të jetë kandidati republikan për president”, shkroi në një deklaratë Michael Tyler, drejtori i komunikimit të fushatës së Biden 2024.

"Kërcënimi që Trump paraqet për demokracinë tonë nuk ka qenë kurrë më i madh," shkroi Tyler. "Një term i dytë Trump do të thotë kaos, grabitje e lirive të amerikanëve dhe nxitje e dhunës politike - dhe populli amerikan do ta refuzojë atë këtë nëntor."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat