Nëna e Michelle Obamës, Marian Robinson, vdes në moshën 86-vjeçare

Amerika

Nëna e Michelle Obamës, Marian Robinson, vdes në moshën 86-vjeçare

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 12:19
Nëna e Michelle Obamës

Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Në një deklaratë të lëshuar nga familja e saj u bë e ditur se Robinson kishte vdekur “në mënyrë paqësore” të premten në mëngjes, shkruan BBC.

Në një postim në X, zonja Obama e quajti nënën e saj “shkëmb, gjithmonë aty për çdo gjë që më duhej”.

“Ajo ishte i mbështetësja më e madhe për të gjithë familjen tonë dhe ne jemi të thyer me zemër të ndajmë që ajo ndërroi jetë sot”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat