Hondurasi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të etheve të dengës

Amerika

Hondurasi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të etheve të dengës

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Hondurasi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ethet e dengës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në vend.

Numri i rasteve të etheve dengë në kontinentin amerikan i kalon 5.2 milionë, pasi epidemia tejkalon një rekord vjetor, sipas Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit (PAHO), agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkombëtar shëndetësor në Amerikë.

Qeveria ka urdhëruar zyrtarët shëndetësorë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese dhe identifikimin e mjeteve për të menaxhuar epideminë, raporton CNN.

Ministria e Shëndetësisë e Hondurasit raportoi 23,037 raste të dyshuara të dengës në 20 javët e para të këtij viti. Ky është një nga totalet më të larta në Amerikë, sipas të dhënave të përpiluara nga Organizata Shëndetësore Panamerikane.

I gjithë rajoni ka raportuar tashmë më shumë se 8.65 milionë raste në pesë muajt e parë të 2024, pothuajse dyfishi i më shumë se 4.5 milionë rasteve të raportuara në të gjithë vitin 2023, që ishte një rekord në atë kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat