Kaos në Meksikë, vritet një kryetare bashkie vetëm disa orë pas ardhjes në pushtet të presidentes së parë grua

Amerika

Kaos në Meksikë, vritet një kryetare bashkie vetëm disa orë pas ardhjes në pushtet të presidentes së parë grua

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 22:35
Claudia Sheinbaum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mekisikë, me vrasjen e një kryetareje bashkie vetëm disa orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum si presidentja e parë grua e këtij vendi.

Yolanda Sanchez u qëllua në qytetin e Cotija, të cilin ajo e kishte qeverisur që nga shtatori i vitit 2021.

Ajo u zu në pritë nga persona të armatosur në qendër të Cotija, të hënën e 4 qershorit.

Mediat lokale thonë se Sanchez u qëllua 19 herë dhe vdiq në spital menjëherë pas sulmit. Në përleshjen me armë mbeti i vrarë edhe truproja i saj.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me sulmin, por mendohet gjerësisht se personat e armatosur i përkisnin një grupi të krimit të organizuar.

Sanchez kishte raportuar se kishte marrë kërcënime me vdekje pas marrjes së detyrës në shtator 2021, kur u bë e para grua që arriti postin e kryetares së bashkisë në Cotija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat