Një i burgosur ka vrarë me armë një punonjës kuzhine burgu në shtetin Xhorxhia në SHBA herët në mëngjes, pas së cilës ka kryer vetëvrasje.
Departamenti i Korrigjimeve të Xhorxhia tha në një deklaratë se po heton vdekjet në burgun Smith.
Ai shton se i burgosuri Jaydrekus Hart, i cili ndodhet në burg qe nga 2015 për vrasje nga pakujdesia, qëlloi për vdekje një punonjës që shërbente ushqim në kuzhinën e burgut rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm, dhe më pas qëlloi veten.
“Ne do të hetojmë tërësisht se si ndodhi ky incident tragjik”, thuhet në deklaratë.
Kjo është vrasja e dytë e anëtarëve të stafit të burgut Smith në më pak se një vit.
Oficeri i burgut Robert Clark (42) vdiq tetorin e kaluar pasi një i burgosur që po e shoqëronte e sulmoi nga pas me një armë të bërë vetë, shkruan ABC News.
Në shkurt 2023, drejtori i burgut Brian Adams u shkarkua. Pas hetimeve, ai u akuzua për ryshfet dhe dhënie të deklaratave të rreme.