Dha deklarata të rreme për zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, “fund i hidhur” për këshilltarin e Donald Trump! I hiqet e drejta për të ushtruar detyrën

Amerika

Dha deklarata të rreme për zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, “fund i hidhur” për këshilltarin e Donald Trump! I hiqet e drejta për të ushtruar detyrën

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 17:53
Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i New York-ut dhe këshilltarit të Donald Trump, Rudy Giuliani, tashmë i është pezulluar licenca, pas akuzave për deklarimet e rrema në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

Rudy Giuliani nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin e tij pasi dha deklarata të rreme mbi rezultatet e zgjedhjeve.

Një gjykatë apeli në New York mori vendimin këtë të martë.

“Giuliani do të përjashtohet nga praktika e ligjit, në fuqi menjëherë dhe deri në vendimin e mëtejshëm të kësaj gjykate, dhe emri i tij do të hiqej nga lista e avokatëve dhe këshilltarëve të ligjit në shtetin e New York-ut”, njoftoi Associated Press, duke cituar gjykatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat