Paraqitja e dobët në debatin presidencial/ New York Times: Biden po vlerëson nëse do të kandidojë apo jo kundër Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Paraqitja e dobët në debatin presidencial/ New York Times: Biden po vlerëson nëse do të kandidojë apo jo kundër Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 17:24
Joe Biden

Joe Biden i ka thënë një aleati të tij se është duke peshuar nëse do të kandidojë kundër Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, raporton New York Times.

Joe Biden tha dje se ai “thuajse ra në gjumë” gjatë debatit të parë presidencial të javës së kaluar, gjatë të cilit komentuesit thanë gjerësisht se ai pati performancë të dobët.

Ai e justifikoi performacën e dobët me rraskapitjen për shkak të udhëtimeve që ka zhvilluar dy herë nëpër botë, pak para debatit.

Performanca e tij ishte e tillë sa miqtë dhe armiqtë i thanë atij të hiqte dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Biden u tha mbështetësve në një aktivitet të fushatës në Virxhinia të martën: “Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore”.

Ai shtoi se nuk e dëgjoi stafin e tij, u kthye dhe gati ra në gjumë në skenë.

“Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”, shtoi ai ndërsa pranoi: “Nuk e kam kaluar natën time më të mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat