Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se vetëm “Zoti i plotfuqishëm” mund ta bindë atë të heqë dorë nga përpjekja për t’u rizgjedhur.
Biden i bëri këto komente në një intervistë për ABC News, në përpjekje për t’ua larguar dyshimet dhe shqetësimet demokratëve rreth garimit të tij në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ai përsëri e cilësoi si “një episod të keq” paraqitjen e tij të dobët në debatin presidencial kundër rivalit tw tij republikan, Donald Trump, më 27 qershor në CNN.
“Nuk ka tregues për ndonjë sëmundje serioze. Isha i dërrmuar. Nuk ua vura veshin instinkteve të mia në lidhje përgatitjet… ishte një natë e keqe”, tha Biden, 81 vjeç.
“E kisha thjesht një natë të keqe. Nuk e di përse”, shtoi Biden.
Biden u pyet butësisht por vazhdimisht nga moderatori George Stephanopoulos nëse ishte real në besimin e tij se mund t’ia dalë ta mposhtë Trumpin, duke i parë sondazhet mes tyre dhe rritjen e shqetësimeve nga demokratët.
“Mendoj se askush tjetër nuk është më i kualifikuar”, theksoi Biden.
Sondazhet, sipas tij, nuk janë të sakta.
I pyetur nëse do të hiqte dorë nëse ndonjë nga demokratët në Kongres ai po i dëmtonte shanset për t’u rizgjedhur në nëntor, Biden theksoi:
“Nëse Zoti i plotfuqishëm vjen dhe ma kërkon këtë, atëherë mund ta bëj”.
Fill pas kësaj interviste dhe dekleratës se “Nëse Zoti i plotfuqishëm vjen dhe ma kërkon këtë, atëherë mund ta bëj”presidenti Biden, po përballet tani me një trysni të re të një pjesë të anëtarëve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve , tha sot CNN.
CNN tha se një grup demokratësh i thanë udhëheqësit të pakicës së Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries në një telefonatë të së dielës se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga fushata e 2024-ës, sipas burimeve serioze me thirrjen telefonike.
Jeffries tha CNN e mbajti thirrjen e grupit të demokratve të pa ekspozuar në Dhomën e Përfaqësuesve, " për të matur temperaturën" e anëtarëve të tjerë demokrat, pas performancës së "zymtë"të debatit të Biden muajin e kaluar me rivalin e tij republikan Donald Trump.
Mirëpo CNN mendon se thirrja, është mbajtur e "fshehur" sepse pritet që ligjvënësit të ktheheshin në Uashington javën tjetër, megjithse tani flitet hapur se demokratët janë të "tej/mbushur" me shqetësime të thellë për dëmtimin e mundshëm të biletës së Demokratëve dhe se si ajo rrezikon shanset e partisë për të fituar përsëri shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve nga demojratët.
"Jeffries, nuk ndau me kolegët e tij shqetësimin se ku qëndron ai në pyetjen nëse Biden duhet të vazhdojë të kandidojë për rizgjedhje, apo jo," ka thënë një burim i besueshem për CNN.
Sipas një prej burimeve më të besueshme brenda demokratve në Dhomën e Përfaqësuesve numëri i ligjvënësve që thanë në mënyrë eksplicite që Biden nuk duhet të jetë kandidati demokrat ishte më i madh se numri atyre që folën menjëher pas preformancës së dobët muajin e kaluar me Trumpin.
Ndër ata që kundërshtuan të parët Bidenin si kandidat ishin përfaqësuesit Mark Takano, Adam Smith, Jim Himes, Joe Morelle, Jerry Nadler dhe Susan Wild, sipas CNN.
Ndërkohë që sot thuhet se edhe pesë ligjvënës të tjerë kanë bërë thirrje publike që Biden të tërhiqet nga gara presidenciale ata janë : kongresistët Lloyd Doggett, Seth Moulton, Raul Grijalva, Angie Craig dhe Mike Quigley.
Ndërsa, tha CNN se përfaqësuesit demokratë Maxine Waters dhe Bobby Scott folën në mbështetje të Bidenit, sipas të njëjtave burimeve.
Një nga shqetësimet e shprehura gjatë thirrjes gati dy orëshe ishte se demokratët do të humbnin jo vetëm presidencën por edhe shansin e tyre për të rimarr shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve nëse Biden është kandidati i tyre, tha një nga burimet, duke shtuar se përgjithësisht u pranua se kandidat për president duhet të ishte Zëvendës Presidentja Kamala Harris.
"Ishte goxha e "fortë," tha një zë i fuqishëm i kongresitve demokrat për CNN, duke folur në kushte anonimiteti për të treguar bisedën private midis drejtuesve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe liderit të pakicës Hakeem Jeffries.
Megjithatë, tha CNN duket se asnjë vendim nuk do të ketë në lidhje me kërkesat e grupit për një takim në Shtëpinë e Bardhë ose dërgimin e një letre për Biden, sepse nuk pritet të merret ndonjë vendin përpara mbledhjes së grupit të plotë demokrat të martën, thanë zëdhënsit Jeffries, i cili e ka bërë të qartë se do t'i lejojë anëtarët të thonë mendimet e tyre dhe të bëjnë gjykimet e tyre, javën e ardhëshme.
Një demokrat i lartë i Dhomës së Përfaqësuesve tha se ata kanë qenë në telefonata dhe biseda në grup me dhjetëra kolegë të tyre ku konsensusi është se Biden duhet të tërhiqet. Anëtari tha se grupi i demokratëve që kërkojnë largimin e Bidenit, po përpiqet të "gjejë mënyrën më të mirë për të ecur përpara", duke i dhënë ende presidentit respektin që ata besojnë se ai e meriton për karrierën e tij.
Është pikëpamja e disa demokratve anëtar të Dhomës së Përfaqësuesve që e marta - dita e takimit të planifikuar të grupit parlamentar - do të jetë dita më e rëndësishme për presidentin. Biden këtë javë.
Një nga anëtarët këtij grupi i tha CNN se ata parashikojnë që ajo të jetë dita kur "diga do të shëmbet".
Shumë demokratë të shqetësuar për qëndrueshmërinë e Bidenit si kandidat pas performancës së tij të dobët në debat, presin që Jeffries të marrë një pozicion publik.
Deri më tani, udhëheqësi ka qenë në modalitetin e dëgjimit të gjithëve - siç i tha një person anonim CNN-it, javën e kaluar, por se Jeffries ka shmangur "me këmbëngulje" të ndajë gjykimin e tij për këtë çështje ndërsa vazhdon të vëzhgojë të gjitha qëndrimet në Dhomën e Përfaqësuesve.
Biden, i cili po vazhdob fushatën duke u ndalur sot në Pensilvani u përgjigj me një "po" të fuqishme kur e pyet nëse Partia Demokratike ishte ende pas tij.