Obama: Edhe pse s’e dimë saktë çka ndodhi, jemi të lehtësuar që Trumpi s’u lëndua seriozisht

Amerika

Obama: Edhe pse s’e dimë saktë çka ndodhi, jemi të lehtësuar që Trumpi s’u lëndua seriozisht

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 06:16
Barack Obama

Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka reaguar pas incidentit ku ish-presidenti Donald Trump, u qëllua me armë.

Obamatha se nuk ka absolutisht vend për dhunë në politikën dhe demokracinë amerikane.

“Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha Obama.

Është konfirmuar se sulmuesi i Trumpit është vrarë, e po ashtu i vdekur ka mbetur edhe një nga mbështetësit e Trumpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat