Zyrtarët e zbatimit të ligjit aktualisht po japin një përditësim mbi të shtënat.
“Në këtë moment, ne nuk jemi të përgatitur të identifikojmë se kush është sulmuesi, ne jemi afër këtij identiteti”, tha agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek.
“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar”, shtoi ai.
Z. Rojek tha se zona ku po zhvillohej tubimi është "ende një skenë aktive krimi".
Ai tha gjithashtu se forcat e rendit besojnë se të shtënat ishin një atentat kundër Trump.