Tragjedia e shmangur në mitingun e Trump, makina e atentatorit gjendet e mbushur me eksplozivë

Amerika

Tragjedia e shmangur në mitingun e Trump, makina e atentatorit gjendet e mbushur me eksplozivë

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 18:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet e sigurisë kanë gjetur pajisje shpërthyese në makinën e 20-vjeçarit, i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas asaj që raporton Wall Street Journal makina e drejtuar nga agresori i dyshuar, Thomas Matthew Crooks, ishte parkuar dje pranë tubimit të Trump në Butler, Pensilvani.

Nuk dihet ende nëse i riu kishte planifikuar të shpërthente makinën në distancë për të shkaktuar më shumë viktima apo për të siguruar eliminimin fizik të Trump.

Po ashtu mësohet se arma arma e përdorur nga Crooks ishte blerë nga babai i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat