Qëndrimi i ish-Presidentit Trump pas atentatit, mobilizohen përkrahësit e tij

Amerika

Qëndrimi i ish-Presidentit Trump pas atentatit, mobilizohen përkrahësit e tij

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 06:05 Përditësuar në ora: 09:02 më 15.07.2024
Mobilizimi i përkrahësve të Donald Trump

Atentati, Medvedev: E sigurt që Trump i ka të fituara zgjedhjet presidenciale

“Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar paraprakisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara”.

Kështu u shpreh të hënën zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ai sigurisht ka fituar. Vetëm nëse nuk i bëhet atentat”, shkroi Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X dhe bashkangjiti një foto të Trump, kur u arrestua zyrtarisht në gusht 2023.

Më 13 korrik, Trump i mbijetoi një atentati gjatë tubimit të fushatës së tij në Pensilvani. Republikani u plagos. Sipas raportimeve të fundit, ai është i sigurt, ka marrë një lëndim të lehtë – plumbi i ka shpuar veshin e djathtë.

Disa Ish-agjentët e shërbimit sekret flasin hapur për tentativën për vrasjen e Trumpit

Nga: Beqir Sina

Russ Jones për  gazetën "Epoch Times" spjegon me disa ish-agjentë të Shërbimit Sekret Amerikan se a ishte "Dështim i avancuar i sigurisë" atentati për vrasjen e Donald Trumpit.

Ai shkruan se nga të shtënat që u dëgjuan gjatë atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani, më 13 korrik, agjentët e Shërbimit Sekret formuan shpejt një rreth mbrojtës rreth ish-presidentit dhe e shoqëruan atë nga platforma në një automjet që ishte në pritje.

"Sulmuesi, i cili u vra menjëherë pas sulmit, ishte një banor i Bethel Park, Pensilvani, rreth 40 milje në jug të vendit të tubimit në Butler. Ai ishte pozicionuar në çatinë e një fabrike "Butler Showgrounds", përafërsisht 130 metra larg  dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të Presidentit Trump, me një plumb që "fishkëllojë" veshin e djathtë të Trumpit."

Një ish-shefi i departamentit të zjarrfikësve që po merrte pjesë në atë tubim me familjen e tij u vra nga të shtënat. Ndërsa, dy pjesëmarrës të tjerë në tubim u plagosën gjithashtu rëndë.

Gazeta Epoch Times, me gazetar  Russ Jones, thotë se foli me disa ish-agjentë të Shërbimit Sekret amerikan, për incidentin dhe pyeti ata se çfarë mund të ishte bërë për ta parandaluar atë atentat .

Mbasi, dihet që sfida e sigurisë së mitingjeve në vendet të hapura, është një problem i madh.

Brian Gant, një ish-agjent i Shërbimit Sekret,  i cili ishte aktiv gjatë administratës së Obamës, i tha "The Epoch Times" se fokusi kryesor i agjentëve do të ishte mbyllja e zonës dhe largimi i Trumpit, nga rreziku menjëherë.

"Tubimet në ajër të hapur paraqesin sfida të rëndësishme sigurie, veçanërisht gjatë një viti fushate, si kjo që është tani e konsideruar si  jashtëzakonisht polarizuese", tha z. Gant.

 "Megjithatë, tha ai ekipi i sigurimit të këtij mitingu, paraprakisht duket se e  vlerësoi mirë hapësirën e ngjarjes për të ofruar mbrojtjen më të mirë të mundshme."

Z. Gant, aktualisht punon si një Asistent Profesor i Sigurisë Kibernetike në Universitetin Maryville në Saint Louis, Misuri, pohon se pavarësisht këtyre masave, ngjarjet në ajër të hapur në thelb mbartin më shumë rrezik sesa ambientet e brendshme. 

Incidenti i fundit me ish-presidentin Trump tregon se edhe me masa paraprake të gjera, sulmuesit e vendosen në vende që mund të gjejnë mundësi për të goditur me armë.

“Reagimi im i parë kur pashë videon ishte se do të isha i befasuar nëse një armë zjarri do të ishte në afërsi,” tha zoti Gant. Porse : “Gjuajtja erdhi nga jashtë perimetrit të sigurisë. Snajperët zakonisht bëjnë një punë të shkëlqyer duke parë ata njerëz që duken se qëndrojnë në vende të dyshimta.”

Z. Gant shprehu interes për hetimin e ardhshëm, siç deklarojë dhe presidenti Biden, duke sugjeruar se ai do të sigurojë njohuri të rëndësishme për incidentin dhe potencialisht do të informojë masat e sigurisë në të ardhmen.

Megjithatë tha ai duhet pranuar se "Shërbimi Sekret Amerikan është një agjenci relativisht e vogël dhe varet shumë nga axhensitë e zbatimi të ligjit vendas për të plotësuar përpjekjet e saj për mbrojtjen, e presidentit ose kadidatve për president, tha z. Gant. 

Mirëpo,, tani që ndodhi ky incident "Unë shpresoj se do të ketë një rritje të sigurisë," tha ai.

Jeff James, që është një agjent i pensionuar i Shërbimit Sekret, i cili u ngrit në gradën e ndihmësit të agjentit special , i tha "Epoch Times" se agjentët stërviten për momente të këtilla, ashtu si ky rasti i tentativës për vrasjen e presidentit të 45-të. 

Ai tha se agjentët e Shërbimit Sekret duhet ta kishin futur Presidentin Trump në makinën e blinduar më shpejt se sa vepruan .

"Ata vendosën një mur me trupat e tyre,  dhe krijuan një armaturë trupore mbrojtëse nga plumbat midis për Trumpin, duke menjanuar çdo kërcënimi tjetër që mund të kishte ardhur," tha z. James. 

"Agjentët e bënë atë, pra mbulimin trupëror në mënyrë perfekte." tha ai.

Por pas të shtënave, presidenti Trump, u pa duke kapur veshin e tij të djathtë me dorën e tij dhe më pas duke u zhvendosur përpara dhe të binte në gjunjë pas podiumit mbrojtës. Kur ai doli nga mbrojta "emergjente" rreth një minutë më vonë, u pa kapela e tij e kuqe "Make America Great Again" i kishte "ikur"nga koka.

Presidenti Trump më pas thotë: “Prit, prit. Më lërni të marr këpucët e mia.

Zoti James paralajmëron se ato pak sekonda mund të kenë qenë fatale dhe ndryshimi midis jetës dhe vdekjes.

Nëse ato të shtëna fillestare do të ishin një shpërqendrim dhe do të kishte dy a tre katër persona të tjerë me armë, atëhere mendohet se vjen sulmi i vërtetë, ndërsa ato pesë sekonda shtesë të vonesës që u krijuan  mund të ishin vdekjeprurëse. Nëse nuk do të ndaleshim për këpucët, apo pompat me ujë  që u hodhën apo ndonjë gjë tjetër.”

Zoti James, vuri në dukje se atentati është sulmi i parë ndaj jetës së një presidenti që kur presidenti Ronald Reagan u qëllua teksa po largohej nga hoteli Hilton në Uashington më 30 mars 1981.

Ndérsa, "Ky moment hynë në histori sepae është i rëndësishëm," tha z. James. 

Ngaqë, "Presidenti Trump ishte vetëm gjysmë centimetri larg nga humbja e jetës së tij. Nëse kjo tentativë për vrasje do të kishte qenë e suksesshme, nuk e di se kë do të kishin vënë republikanët në skenë këtë javë në konventë" tha ai.

Po ashtu tha ai "Këto ngjarje janë "monstra" për Shërbimin Sekret Amerikan, sepse perimetri i tyre zgjerohet në mënyrë eksponenciale," zoti James, i cili e filloi karrierën e tij gjatë administratës së Clinton, shërbeu gjatë vitit të parë të Presidentit Trump në detyrë. 

"Edhe përpjekja për të bllokuar të gjitha kryqëzimet për autokolonën e ish presidentit nga shërbimet e ruajtjes së rendit të Pensilvenias për t'i ndihmuar Shërbimit Sekrettreguan dobësi. Ajo tregojë se, ne kemi një varësi dhe partneritet të vërtetë me axhensit e zbatimin e ligjit vendas, pothuajse jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kudo që shkojnë Presidentë amerikan në botë.”

Dështimi i sigurisë së mitingut

Ndërsa Tim Miller, një profesionist 30-vjeçar i zbatimit të ligjit dhe ushtarak, pajtohet me shumë nga agjentët e tjerë të tij, ai tha se siguria e këtij eventi kishte një "vrimë të madhe"  në detajet e sigurisë. 

Z. Miller, i cili tani drejton Shërbimet Ndërkombëtare të Lionheart, e karakterizoi incidentin si një "mungesë të madhe" nga Shërbimi Sekret, duke sugjeruar shkelje të rëndësishme në masat e sigurisë.

"Agjentët duhet të marrin në konsideratë çdo kërcënim të mundshëm," i tha ai Epoch Times. 

Mbasi tani që ndodhi ajo që nuk pritej "Është një problem me vete që në një ndërtesë që ishte më pak se 150 metra larg nga podiumi i mitingut  të shifen qartë tani disa dobësi të mundshme të sigurisë."

Z. Miller, i cili shërbeu nën presidentët George H.W. Bush, Bill Clinton dhe George W. Bush, thotë  se, për fat të keq, ish-presidentët nuk marrin të njëjtin nivel sigurie si presidentët në detyrë, në SHBA.

“Me Presidentin Trump, janë thyer të gjitha format, në një kohë që duhet të ishte e qartë se ai kishte nevojë për më shumë siguri, duke pasur parasysh mjedisin aktual politik, që është krijuar gjatë kësaj fushate," tha Miller.

Mirëpo, presidenti Joe Biden tha në një konferencë për shtyp të dielën se masat e sigurisë për Konventën e ardhshme Kombëtare Republikane (RNC) në Milwaukee janë rritur ndjeshëm, pas asaj që ndodhi në Butler - Pensillvenia.

 Konventa Kombëtare Republikane (RNC)  e cila është planifikuar të mbahet nga 15-18 korrik do të ketë mbi  4,000 oficerë të zbatimit të ligjit që do të jenë të pranishëm, duke përfshirë 1,600 nga Departamenti i Policisë së Milwaukee, 800 nga agjencitë e tjera të Wisconsin dhe 1,600 nga agjencitë e tjera të sigurisë kombëtare, përfshirë edhe trupa të armatosur nga Garda Kombëtare e Wisconsin, që është aktivizuar dhe ka dalë në terren me mjete ushtarake  të motorizuara.

Russ Jones,  autor i këtij shkrimi për  gazetën Epoch Times, është një veteran i medias me një eksperiencë 30-vjeçare i pasionuar pas tregimeve. Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu si Zëvendës President i Lajmeve për Rrjetin e Radios Kombëtare në SHBA dhe si producent dhe komentues politik  i ftuar i Washington Watch me Tony Perkins. 

Trump arrin në Uiskonsin për Konventën Republikane

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtetin e Uiskonsinit për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.

Trump, në fundjavë, i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Konferenca e partisë, megjithatë, do të zhvillohet siç ishte planifikuar, nga data 15 deri më 18 korrik.

Trump shkroi në mediat sociale se ka konsideruar shtyrjen e udhëtimit të tij për dy ditë, por se ka vendosur që “të mos e lejojë një qitës, ose vrasës të mundshëm, ta detyrojë të ndryshojë orarin ose ndonjë gjë tjetër”.

Ai i tha gazetës Washington Examiner se, gjatë konferencës, do të mbajë një fjalim që do të jetë “shumë ndryshe nga ai që do të ishte dy ditë më parë”.

Kjo është mundësia për ta bërë gjithë vendin, madje edhe gjithë botën, bashkë”, tha Trump.

Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën.

Sulmuesi i dyshuar, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Gjatë Konventës Kombëtare Republikane, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai do të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden./REL

Atentati ndaj Trump, FBI: Autori veproi i vetëm, sulmi po trajtohet si akt i mundshëm terrorist

FBI thotë se nuk ka indikacione se autori i sulmit në mitingun e Donald Trump kishte probleme të shëndetit mendor. Agjenti special Kevin Rojek tha se FBI aktualisht po heton motivin e sulmit të Thomas Matthew Crooks, veçanërisht përmes mediave të tij sociale.

Nuk kemi parë asgjë kërcënuese. Por është ende shumë herët.”, tha agjenti duke shtuar se telefoni i të riut është dërguar në një laborator për të mundësuar aksesin në të.

Sipas tij, komunikimet e tij të fundit nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me motivet e sulmit apo për ndonjë plan tjetër.

FBI thotë se autori ka vepruar i vetëm dhe se incidenti po hetohet si një akt i mundshëm i terrorizmit vendas. FBI konfirmoi gjithashtu se arma që ka përdorur autori ishte blerë ligjërisht nga babai i tij.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë dënojnë atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

"Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë," tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin "Zoti e mbrojti Presidentin Trump".

Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump "të jashtëzakonshme”.

“Zoti e bekoftë Presidentin Trump", u shpreh ai.

Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.

"Është e tmerrshme ajo që ndodhi në tubimin e zotit Trump në Pensilvani dhe jam i lehtësuar që ish-Presidenti Trump është mirë. Nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë," tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer në platformën X.

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, shkroi në X: "Amerika është demokraci. Dhuna politike e çfarëdo lloji nuk është asnjëherë e pranueshme".

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u shpreh: "Sot, të gjithë amerikanët ndjehen të lehtësuar që Presidenti Trump duket se është mirë pas një sulmi të neveritshëm gjatë një tubimi paqësor. Dhuna nuk ka vend në politikën tonë."

Frikë nga trazirat në Milwaukee, pas atentatit ndaj ish presidentit Trump

Partia Republikane pritet të emërojë zyrtarisht zotin Donald Trump si kandidat për president këtë javë, disa ditë pasi ai i mbijetoi një atentati në një tubim politik. Tashmë masat e rrepta të sigurisë pritet të shtohen në Milwaukee, ku do të mbahet Kuvendi Kombëtare Republikan. Korrespondentët e Zërit të Amerikës, Jorge Agobian dhe William Gallo folën me delegatë të kuvendit dhe banorë të Milwaukeet, të cilët janë të shqetësuar për mundësinë e më shumë trazirave.

Një nga aktet më të rënda të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara në dekada – ish-presidenti Donald Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani.

Zyrtarët e FBI-së e quajnë atë një përpjekje për vrasjeje, duke thënë se i dyshuari është një i ri 20-vjeçar nga Pensilvania i quajtur Matthew Crooks.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur motivin”, tha agjenti Rojek.

Vëmendja tani zhvendoset në Milwaukee, ku zoti Trump do të emërohet si kandidati presidencial i partisë së tij javën e ardhshme. Masat e rrepta të sigurisë janë shtuar përpara arritjes së zotit Trump.

Zëri i Amerikës bisedoi me banorë të cilët thonë se janë të shqetësuar.

“Mendoj se do të bëhet më keq sesa tani. Dua të them, ata mbyllin rrugët çdo orë. Nuk e di nga po shkojnë… kur ai të arrijë këtu, gjithçka do të mbyllet, kam frikë”, thotë James Houser.

“Pres që të jetë i sigurt, por kurrë nuk i dihet. Dua të them, kush do ta kishte menduar – të gjitha tubimet dhe të gjitha vendet ku ka qenë presidenti Trump që nga viti 2015 kush shpalli kandidaturën për herë të parë… dhe është e frikshme, kur e mendoni. Ishte një goditje në kokë”, thotë Laura Baigert, delegate e zotit Trump nga Tennesi.

Kuvendet politike në Shtetet e Bashkuara që mbahen çdo katër vjet, janë një shans për të nxitur mbështetjen për partinë përpara zgjedhjeve presidenciale, por disa shqetësohen për retorikën e nxehtë politike këtë vit.

“Të dyja palët janë fajtore për retorikën e tepruar. Të gjithë duhet të ndalen dhe të pyesin veten, çfarë po bëjnë përmes mënyrës se si sillen dhe si flasin për të çuar përpara institucione të qëndrueshme demokratike”, thotë Alex Grey, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zotit Trump.

Shumë tani janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë më pas, si pasojë e të shtënave të së shtunës.

“Kam argumentuar diku tjetër se ka të ngjarë të shohim dhunë politike në të gjithë spektrin në këtë cikël zgjedhor. Natyrisht, kjo është ngjarja më e rëndë deri tani. Por, nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të besuar se kjo është dhuna e fundit që shohim”, thotë Jacob Ware, Këshilli për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Presidenti Joe Biden tha se foli me zotin Trump pas sulmit, duke thënë se nuk ka vend për atë që ai e quajti dhunë politike "të nevertishme".

Ish-presidenti Trump u bën thirrje amerikanëve “të qëndrojnë të fortë, të vendosur”

Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte “më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë” që vendi të qëndrojë i fortë, i vendosur dhe të mos lejojë që të triumfojë e keqja.

“Faleminderit të gjithëve që më mbajtët dje në mendimet dhe lutjet tuaja, pasi ishte vetëm Zoti që parandaloi që të ndodhte më e paimagjinueshmja”, tha ai në platformën e tij të medias sociale, Truth Social. “Ne NUK DO TË FRIKËSOHEMI, por do të qëndrojmë të vendosur në Besimin tonë dhe Sfidues përballë Ligësisë”, shkroi ai.

Zoti Trump pritet të emërohet këtë javë si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, për t’u përballur në zgjedhjet e 5 nëntorit me presidentin demokrat Joe Biden. Zoti Trump tha se pret me padurim t’i drejtohet vendit të enjten nga Kuvendi kombëtar i Partisë Republikane, që do të mbahet në Miluoki, të shtetit Viskonsin.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro njoftoi të dielën identitetin e personit që humbi jetën ndërsa merrte pjesë në tubimin e ish-presidentit Trump. Ai ishte Corey Comperatore, ish-shefi i departamentit të zjarrfikësve të zonës. Guvernatori Shapiro tha se zoti Comperatore vdiq si një hero, duke mbuluar me trup familjen e tij. Po të dielën, zyrtarë të agjencive të zbatimit të ligjit, që folën në kushte anonimiteti, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.

Agjencitë e zbatimit të ligjit identifikuan 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, banor në Bethel Park, të Pensilvanisë, si “subjektin e përfshirë” në të shtënat me armë. Persona që ishin gjendur jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa fliste ish-presidenti Trump, thanë se i kishin bërtitur më kot policisë, kur kishin parë autorin e sulmit që zvarritej mbi godinë me armë.

Autori i dyshuar arriti të gjuajë me armë katër deri në pesë herë, duke e goditur ish-presidentin Trump në veshin e djathtë, si dhe duke vrarë pjesëmarrësin në tubim Corey Comperatore dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë, përpara se të vritej vetë nga policia.

Autori i dyshuar, Thomas Matthew Crooks, mori diplomën e maturës dy vjet më parë dhe ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.

Bashkëshortja e ish-presidentit Trump, ish-zonja e parë Melania Trump, e cila nuk merrte pjesë në tubim, shkruajti në mediat sociale të dielën: “Një përbindësh që e njihte bashkëshortin tim si një makinë jonjerëzore politike u përpoq të shuante pasionin e Donaldit – të qeshurën e tij, gjenialitetin, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin. Tiparet themelore të bashkëshortit tim – ana e tij njerëzore – u varrosën nën makinerinë politike”.

Pikëpyetje rreth masave të sigurisë pas atentatit ndaj ish-Presidentit Trump

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani.

Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë.

FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si "subjektin e përfshirë" në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.

Agjencia tha se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

Crooks u vra nga personeli i Shërbimit Sekret.

Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ai ka kërkuar një analizë të pavarur të masave të sigurisë në tubim. Zoti Biden tha se ai ka udhëzuar gjithashtu Shërbimin Sekret të SHBA-së që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë për Kuvendin Kombëtar Republikan, që fillon të hënën në Miluoki.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos spekullojnë lidhur me motivin e autorit të sulmit.

FBI po e heton atentatin si një akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm. Sulmi tronditi majat e sistemit politik amerikan dhe solli si rezultat - të paktën përkohësisht – një zbutje të fushatës së nxehtë presidenciale të 2024-ës.

Motivi i autorit mbetet i paqartë. Familja e tij po bashkëpunon me autoritetet.

Në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.

Prirjet politike të tij nuk ishin të qarta. Ai ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.

Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se "është e habitshme" që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj.

Presidenti Biden përcjell mesazhin e bashkimit pas atentatit ndaj ish-Presidentit Trump

Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi të dielën nevojën për bashkim pas atentatit ndaj rivalit të tij republikan Donald Trump.

Sulmi ndaj ish-Presidentit Trump është një “thirrje ndaj të gjithëve ne, që të reflektojmë”, tha zoti Biden.

“Fatmirësisht (presidenti) Trump nuk u lëndua rëndë”, tha ai.

Zoti Biden paralajmëroi lidhur me rreziqet e dhunës politike në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se dhuna nuk është zgjidhje.

“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune – për asnjë lloj dhune”, tha zoti Biden.

“Në demokracinë amerikane –argumentet paraqiten në mirëbesim. Në demokracinë amerikane -- respektohet sundimi i ligjit”, tha ai.

Ishte hera e tretë që zoti Biden fliste nga Zyra Ovale për të komentuar mbi çështje me rëndësi kritike për amerikanët që kur mori detyrën në vitin 2021.

Tetorin e kaluar ai mbajti një fjalim mbi konfliktet në Gazë dhe Ukrainë, ndërsa në qershor 2023 ai iu drejtua amerikanëve për një marrëveshje me republikanët lidhur me buxhetin.

Dhuna me armë është diçka që ndodh shpesh në Shtetet e Bashkuara, por dhuna politike është shumë më e rrallë.

Katër presidentë amerikanë janë vrarë dhe disa u kanë shpëtuar atentateve. Shumë kandidatë presidencialë janë vënë në shënjestër, disa prej të cilëve kanë humbur jetën.

Zoti Biden dhe ekipi i tij po përpiqen të modifikojnë mesazhin e fushatës pas atentatit ndaj zotit Trump.

Disa orë pas atentatit, fushata e zotit Biden tërhoqi reklamat televizive dhe po pezullon komunikimet e tjera politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat