Një sondazh i ri i CBS News/YouGov zbuloi se 83% e votuesve të regjistruar demokratë të anketuar miratuan tërheqjen e presidentit amerikan, Joe Biden nga gara, ndërsa vetëm 17% nuk e miratuan.
Katër në dhjetë demokratë të regjistruar thanë se largimi i Biden i bën ata më të motivuar për të votuar tani që ai është jashtë garës, me 79% që mendojnë se partia duhet të emërojë zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, si zëvendësim, sipas sondazhit.
45% e të anketuarve besojnë se shanset e partisë për të mposhtur Donald Trumpin, kandidatin republikan, në nëntor janë përmirësuar që nga shpallja e Biden, megjithëse 10% thonë se perspektivat zgjedhore janë përkeqësuar për demokratët.
NEW polling
— Kabir K. / kabirkhanna.bsky.social (@kabir_here) July 22, 2024
Nation's Democrats are reacting positively to Biden's decision to step aside as party nominee for president
Many say it improves chances of beating Trump this November, and majority back Harris as new nominee
More via @CBSNewsPoll here: https://t.co/rT8EHpj8Uy
1/5 pic.twitter.com/hxZemFSKUw
Ndërsa 28% thonë se varet nga kush është kandidati dhe 17% thanë se ndryshimi i kandidatit nuk do të bëjë ndryshim, shkruan The Guardian.