Zv/presidentja pritet me brohorima në tubimin elektoral, Harris: Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje!

Amerika

Zv/presidentja pritet me brohorima në tubimin elektoral, Harris: Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje!

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 21:12
Zëvendëspresidentja Kamala Harris

Zëvendëspresidentja Kamala Harris është paraqitur sot në një tubim elektoral në Wisconsin, duke u pritur me brohoritje të mëdha nga turma.

Harris rha se “rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon përmes Wisconsin” dhe shteti do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet presidenciale këtë vit.

Sa i përket presidentit aktual Joe Biden, ajo tha se ka qenë një nga “nderimet më të mëdha” të jetës së saj të shërbejë si zëvendëspresidente për të.

“Trashëgimia e arritjeve të Joe gjatë gjithë karrierës së tij dhe tre viteve e gjysmë të fundit është e pakrahasueshme në histori,” tha ajo.

Ajo shtoi se është një “nder i madh” të ketë mbështetjen e presidentit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Harris më pas mori duartrokitje të shumta kur tha se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin demokrat.

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, po do t’i fitojmë,” iu drejtua ajo turmës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat