Regjistrohen në Brazil dy vdekjet e para në botë nga ethet Oropouche

Amerika

Regjistrohen në Brazil dy vdekjet e para në botë nga ethet Oropouche

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Ministria braziliane e Shëndetësisë ka konfirmuar dy vdekje nga ethet Oropouche në shtetin Bahia. Ato janë të parët e regjistruar në botë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria, “deri më sot, literatura shkencore botërore nuk kishte raportuar asnjë rast të vdekjeve nga kjo sëmundje”, shpjegon CNN Brazil.

Sipas Sekretariatit të Shëndetësisë të shtetit Bahia, vdekja e parë u regjistrua më 17 qershor. Pacienti ishte 24 vjeç, jetonte në Valença dhe vdiq në muajin mars.

Vdekja e dytë e një gruaje u regjistrua të hënën e kaluar, raporton Agenzia Brasil. Të dy nuk kishin sëmundje themelore dhe shfaqën simptoma të ngjashme me ethet e rënda të dengës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat