Pse? Kamala Harris, dhe pse po e mbyll kaq shpejt nominimin e saj partia Demokrate

Amerika

Pse? Kamala Harris, dhe pse po e mbyll kaq shpejt nominimin e saj partia Demokrate

Nga: Beqir Sina Më: 27 korrik 2024 Në ora: 23:06
Joe Biden/ Kamala Harris

“Duhej " zgjedhur një kandidat që mund të ndihmojë sadopak ose të "lëndojë" shumë më pak demokratët”, në një garë nga më të veshtirat e partisë demokrate të paktën në pesë dekadat e fundit"

Nga të gjithë demokratët e përmendur si pasardhës të Bidenit, pas tërheqjes së tij të "diktuar", të paktën deri tani asnjëri prej tyre nuk i është nënshtruar verifikimit në nivel presidencial brenda partisë Demokrate, përveç Kamala Harris. Madje, asnjeri prej emrave të lakuar gjatë këtyre muajve nuk ka krijuar atë që quhet “Profli kombëtar politik”.

Harris, duket se është e kualifikuara në mënyrë unike për të hyrë në garë për në Shtëpinë e Bradhë nga demokratët; sepse në fund të fundit, e gjithë arsyeja që kan tani demokratët në prag të Konventës Kombëtare Demokrate( 19/23 gusht) është se ata kan një kandidate që ka qenë për katër vjet, nënkryetare në radhë të parë, dhe, që është më e pranueshme te demokratët që mund të marri detyrën kaq shpejt.

Demokratët duan t'i drejtohen zgjedhjeve të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur, me një kandidate si Kamala Harris, që të shmangin më shumë kaos dhe pasiguri në dy muaj e pak deri në votimet e 5 nëntorit te Partia Demokrate.

Megjithatë, duhet thënë se deri tani Harris, thuhet se ajo është një zgjedhje e "papërcaktuar" zyrtarisht, nga demokratet për të zëvendësuar Presidentin Joe Biden nga gara presidenciale, dhe nuk ka çudi se edhe asaj mundet ti dali ndonjë "kleçkë" kandidaturë, brenda partisë demokrate, gjatë Konventës Kombëtare të Demokratve, në Çikago.

Në këtë pikë, demokratët e panë mirë, dhe e “sitën” mirë atë se atyre, "koha u kishte përfunduar' ose “ koha nuk pret”, andaj u duhej " zgjedhur një kandidat që mund të ndihmojë sadopak ose të "lëndojë" shumë më pak demokratët”, në një garë nga më të veshtirat e partisë demokrate të paktën në pesë dekadat e fundit.

Demokratët me 5 nëntor, dihet se kanë edhe dy sfida të tjera të rendësishme, ngase ata mundet që ta humbasin Senatin( me ikjen e Kamala Harris nga vota +), por edhe Kongresin që nuk e kanë deri tani.

Ata(demokratët) zgjodhën Kamala Harris, pa atë “Proflin kombëtar politik”, mjafton që ajo të jetë paksa ndryshe nga ato kandidaturat për nenpreident Dan Quayle dhe Sarah Palin, ndryshe nga Thomas Eagleton dhe Geraldine Ferraro”.

Përkatësisht me një Kamala Harris e cila tani mbas tërheqjes së Bidenit, po “pompohet” se është e popullarizuar dhe ka një rekord të fortë, që për dy javë arriti të mbledhë mbi njëqind milion dollarë donacione......

Harris, dihet se është "percaktuar" sikur të ishte përzgjedhja më e vlefshme e demokratve për të konkurruar me biletën e Trump/Vance, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Pra, "Duhet zgjedhur një kandidat që mund të ndihmojë pak ose të "lëndojë" shumë më pak demokratët", do të thoshte për Newsweek John Pitney, një profesor i politikës në Kolegjin "Claremont McKenna".


Zgjedhjet Presidenciale 2024: Partia Demokrate me "Çështje në rrezik"

Të dielën, e kaluar ishte Joe Biden u tërhoq nga gara për nominimin e partisë së tij. Bideni, dukej i “tradhëtuar” nga miqt e tiị, të vjetër, dhe i “tadhëtuar” nga vetvetja, jo vetëm që u largua por ai “pa u tharë boja” e letrës që deklarojë tërheqjen nga gara, miratoi shpejt e shpejt nënpresidenten e tij, Kamala Harris, në më pak se një muaj nga Konventa Kombëtare Demokrate, me shkas si tha ai ajo(Kamala Harris) ka per ta konsoliduar partinë rreth kandidaturës së saj.

Pse ndodhi kaq shpejt?

Së pari, nga të gjithë demokratët e përmendur si pasardhës të Bidenit, asnjëri prej tyre, nuk i është nënshtruar verifikimit në nivel presidencial prej se ka filluar gara në zgjedhjet paraprake, në maj. E vetmja që u “ngeli në dorë”, demokratve në këtë rast ishte Kamal Harris, meqense ajo ishte zëvendëspresidente në radhë të parë, dhe i bindi disi demokratët e “zhgënjyer” me këtë administrat. Ngase, Harris mendohet se kaloi testin e "vetingut" demokrat për katër vjet, kohë sa ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë, e konsideruar të ishte mjaft kohë që çdo skelete tjetër "në dollapin" e saj politik.

Ajo pothuajse " nuk u duk gjekundi" si zëvendpresidente, për 4 vjet, dhe preformanca e saj ra, simbas analistve duke qenë nga më të ultat në këto kater vjet.. Asnjë zvendes president nuk ka qenë kështu si Harris, që nuk ka një "Profili kombëtar" për të mundur kandidatët e tjerë të mundshëm........!!! në partinë demokrate.

Pastaj është arsyeja praktike - partisë demokrate i kishte mbaruar koha, të "luante" me sfidat për të zgjedhur një kandidat më të mire se ajo.

Shumë demokratë me qëllime të mira, nga James Carville te Nancy Pelosi te Jim Clyburn, kishin sugjeruar vazhdimisht që partia demokrate të organizojë një mini-primare për të menduar atë që kishte për ta zëvendësuar Biden , nëse, ai vendoste të largohej jo tani por më heret. “Mini primari” nuk do të kërkonte ndonjë ndryshim formal të rregullave, por mund të konsistonte në një bashkim të demokratve.

Ata kërkuan të zhvillohej edhe on-line një takim me hirarkinë dhe liderit demokrat, dhe kandidatët e supozuar ( seanca pyetjesh dhe përgjigjesh) me 3850 delegatët, dhe 700 ata që votojnë direkt në raundin e dytë, dhe ndoshta edhe debate, me demokratve të thjesht. Por, ndërsa javët zvarriteshin me partinë, u lanë në harresë, ato çfarë u thanë dhe u bë e qartë se logjistika e plotë e bashkimit të "një procesi" ishte dërrmuese për demokratët.

Përveç kësaj nuk ishte e qartë se dikush përveç Kamalës do të merrte pjesë në një mini-primare, ose do të ishte kandidat i fort ngase asnjeri prej atyre emrave që permendeshin ne shtypin amerikan nuk deklaronte ose të jepte shenja se do te garonte nëse terhiqej Biden..

Së treti: Me sa duket deri tani askush nuk duket se dëshiron të kandidojë kundër Harris. Shumë yje demokratë janë përmendur si pasardhës të mundshëm gjatë tre javëve të fundit, por asnjëri prej tyre nuk po bën gjërat që dikush do të bënte për të drejtuar një fushatë kombëtare - si thirrja e delegatëve për të kërkuar votat e tyre, ose të jap të paktën ndonjë sinjal se ai ose ajo ështe për ta zvendësuar Bidenin, dhe jo Kamala.

E katërta është se ajo(Kamala Harris) është më e kualifikuara në mënyrë unike për të hyrë; në fund të fundit, në garë per në "Shtëpinë e Bardhë".

E gjithë arsyeja që është serviruar deri tani është se historikisht amerikanët kan pasur kanidatura me nënpreisdentët, mbasi ata në radhë të parë është se mund të marrin detyrën shpejt. Kamala ka qenë në Shtëpinë e Bardhë për gati katër vjet të plota, ajo megjithse ka udhëhequr delegacione jashtë shtetit,dhe, ka negociuar me Kongresin, thuhet se nuk ka pasur ndonjë "shkëlqim" si nënpresidente. Madje, po ta krahasojmë me atë rolin e nënpreisdentit Biden në administratën Obama, ajo nuk është as sa gjysma e asaj çfarë kishte bërë Biden atëhere.

Por, edhe një herë, demokratet nuk kan kohë, më, për të humbur. Vetëm Harris mund të godasë "tokën duke vrapuar" drejt Shtëpisë së Bardhë, për demokratët.

Së pesti, delegatët po thuhet se e pëlqejnë atë. Gjatë gjithë këtij procesi të gjatë, të gjithë tani mbasi ajo u "përcaktua" kanë ngritur "veshët" për të dëgjuar se çfarë thonë ata që e shtuan presionin për largimin e Bidenit, se çfarë po thonë anëtarët e Kongresit, senatorët dhe ish-presidentët që i kërkuan largimin e Bidenit. Sepse ndikimi i tyre është i madh, dhe dihet se ata kanë vetëm një votë secili. Por, gjithë se si duhet pranuar se askush deri tani nuk ka arritur të anketojë realisht disa mijëra delegatë shtetërorë për këtë temë, se ku janë ata.

Çfarë ndodhi kështu? në Partinë Demokrate.......

Askush nuk di ti përgjigjet sot asaj se si u "rrotulluan" gjërat kaq shpejt te demokratët, duke filluar nga 27 qershori, debati i parë presidencial, dhe 14 korriku i atentatit ndaj Tumpit?! Askush nuk e di se si u "arritë" të bindet Biden për t'u tërhequr, megjithse ai dha atë “premtimin” e fortë amerikanëve, se : “Vetëm unë jam i kualifikuar të drejtoj botën - Vetëm nëse do të zbriste Zoti dhe të më thoshte dil nga gara…e lëshojë garën."

Tenesi ishte shteti i parë që premtoi të gjithë delegatët e tij te Harris, i ndjekur nga Karolina e Jugut, Karolina e Veriut, Nju Hampshire dhe Florida. Shtetet po thërrasin delegatët e tyre në takimet e delegacioneve on-line dhe i pyesin nëse planifikojnë të mbështesin Harris ose dikë tjetër. Virxhinia, Maryland dhe shtete të tjera së shpejti do t'i shtojnë delegatët e tyre në totalin e Harris dhe "fushata" e lajmeve vazhdon të raportojnë se ajo tani ka mjaft premtime nga delegatët për të siguruar emërimin dy javë përpara hapjes së konventës.

Kjo do t'i lejojë DNC-së, thuhet të kryejë një votim virtual(on-line) me emërimin e kandidates Harris dhe kështu t'i garantojë partisë një kandidatur të "fort" në 5 nëntor në të gjithë SHBA.

Së fundi, ajo që dihet dhe mësuam deri tani është e sigurt se demokratët po kalojnë tashmë disa javë pasigurie, në të cilat duket se ata humbën mundësinë për të u ngritur në një rast të fortë kundër Partisë Republikane, dhe kandidatit të tyre të konfirmuar zyrtarisht Donald Trump / JD Vence

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat