Donald Trump zbulon reagimin e Melania Trump në momentin e atentatin ndaj tij: Kur u rrëzova, mendoi se…

Amerika

Donald Trump zbulon reagimin e Melania Trump në momentin e atentatin ndaj tij: Kur u rrëzova, mendoi se…

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 13:44
Melania Trump dhe  Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka treguar se si bashkëshortja e tij, Melania Trump ka reaguar në momentin kur i bënë atentat gjatë fushatës në Pensilvani më 13 Korrik.

Kandidati për president i republikanëve tha për Fox News se: “Melania e ka ende të vështirë të flasë për atentatin ndaj meje”.

Trump kishte fatin në anën e tij, pasi nga të shtëna me armë nga 20-vjeçari Thomas Crooks, vetëm një plumb e goditi në pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

Melania nuk ishte e pranishme në tubimin e bashkëshortit të saj, por siç tha ai, po e shikonte drejtpërdrejt në televizion. “Ajo po e shikonte. Po shikonte LIVE. Ishte kudo. Ishte në TV ”, tha Trump.

Më tej, miliarderi amerikan tha se gruaja e tij shmanget të flasë për atentatin.

“Ajo as që mund të flasë për këtë”, tha ish-Presidenti, duke shtuar se ky është tregues i ndjenjave të saj për të.

“Gjë që është në rregull, kjo do të thotë që ajo më pëlqen, më do”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Trump shtoi se: “Kur u rrëzova, mendoi se më e keqja kishte ndodhur” dhe shtoi “sepse u rrëzova dhe kapa veshin dhe dora ime ishte e mbushur me gjak.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat