Përqafime e lot teksa Evan Gershkovich dhe shtetas të tjerë amerikanë u liruan nga burgu

Amerika

Përqafime e lot teksa Evan Gershkovich dhe shtetas të tjerë amerikanë u liruan nga burgu

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 08:27
Evan Gershkovich

Avioni me shtetas amerikanë të liruar në një shkëmbim të të burgosurve Rusi-Perëndim, zbarkoi në Maryland.

Evan Gershkovich, Paul Whelan dhe Alsu Kurmasheva janë përshëndetur nga presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Gershkovich është pritur nga familja, e cila ka pritur 491 ditë për lirimin e tij. Ai është gazetar dhe reporter amerikan në The Wall Street Journal që mbulon Rusinë dhe u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë me akuza për spiunazh në mars të vitit 2023, duke shënuar herën e parë që një gazetar që punonte për një media amerikane ishte arrestuar me akuzën për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë.

Bideni falënderoi aleatët e tij, për të cilët tha se bënë “thirrjen më të ashpër” për lirimin e të burgosurve, ndërkaq Harris u shpreh se kjo tregon “rëndësinë e të pasurit një president që kupton fuqinë e diplomacisë”.

Marrëveshja liroi 24 të burgosur që mbahen në shtatë vende: 16 të burgosur nga Perëndimi dhe tetë që po kthehen në Rusi.

Është raportuar se Vadim Krasikov, i identifikuar nga zyrtarët gjermanë si kolonel në shërbimin e inteligjencës ruse FSB, është pjesë e shkëmbimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat