Harris zgjodhi Walzin si kandidat për president të SHBA-së, vjen reagimi i parë i Trumpit

Amerika

Harris zgjodhi Walzin si kandidat për president të SHBA-së, vjen reagimi i parë i Trumpit

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:59
Trump

Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së dhe ish-presidenti, Donald Trump tha se kandidati i Partisë Demokratike për zëvendëspresidentin e SHBA-së, Tim Walz, është një “liberal i rrezikshëm”.

Sipas Trump, Walz do të ishte zëvendëspresidenti më i keq në histori.

“Waltz do të digjte mijëra miliarda dollarë dhe do të hapte kufijtë amerikanë për kriminelët. Është shumë i keq”, tha 78-vjeçari.

Kandidati i Partisë Republikane për nënkryetar të SHBA-së, JD Vance vlerësoi se zgjedhja e Waltzit “nënvizon se sa radikale është kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike, Kamala Harris”.

Walz është “një person që dëgjon krahun e Hamasit” të Partisë Demokratike dhe “do që populli amerikan të mbështetet më shumë në energjinë e pistë sesa energjinë e mirë amerikane”, tha JD Vance.

Ndryshe, 60-vjeçari ka qenë trajner i regbit (futbolli amerikan) dhe mësues në një shkollë publike dhe ka shërbyer 24 vite në Gardën Kombëtare të Ushtrisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat