“Janë regjistruar britma”/ Aksidenti ajror në Brazil ku humbën jetën 62 persona, zbulohet çfarë përmban “kutia e zezë”

Amerika

“Janë regjistruar britma”/ Aksidenti ajror në Brazil ku humbën jetën 62 persona, zbulohet çfarë përmban “kutia e zezë”

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet janë duke hetuar shkakun e rrëzimit të një avioni brazilian  ku për pasojë humbën jetën 62 persona që ishin në bord.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se është gjetur kutia e zeza, nga e cila është transkriptuar edhe një audio mes pilotëve, ku njëri prej tyre thotë se “avioni ka nevojë për më shumë fuqi”.

Avioni po udhëtonte nga Cascavel në Sao Paulo kur u rrëzua në një komunitet të mbyllur rreth 80 km larg destinacionit të tij.

Autoritetet që hetojnë aksidentin tani kanë kutinë e zezë, edhe pse përmbajtja e saj nuk shpjegon shkakun e rrëzimit.

Mediat vendase raportojnë se kutia e zezë ka një regjistrim të që thuhet se mbulon rreth dy orë audio.

Ai paraqet bashkë-pilotin që e pyet pilotin se çfarë po ndodh dhe thotë se avioni kishte nevojë për “më shumë energji”, raporton TV Globo.

Dyshja e pilotëve kishin vënë re një humbje të madhe të lartësisë para se avioni të godiste tokën, raportoi programi kryesor i lajmeve i stacionit Jornal Nacional.

Ai tha se edhe britmat në sekondat e para, para përplasjes gjithashtu ishin regjistruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat