Nikki Haley ofron “këshillë të forte” për Trumpin

Amerika

Nikki Haley ofron “këshillë të forte” për Trumpin

Nga: Beqir Sina Më: 16 gusht 2024 Në ora: 17:59
Nikki Haley dhe Donald Trump

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, dhe ish- kandidatja republikane për presidente Nikki Haley, mbasi i dha mbështetjen e plotë  ish- presidentit Donald Trump  në Konventën Kombëtare Republikane, i cili u pa dhe si hapi i saj i fundit drejt përqafimit të ish-rivalit të saj dhe bashkimit të partisë republikane  pas zgjedhjeve të tyre presidenciale "të hidhura" Nikki Haley, ka dhënë një "këshillë të fortë" të saj për Trumpin, nëse republikanët do të fitojnë zgjedhjet në 5 nëntor.

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB-ë, dhe ish kandidatja republikane për presidente Nikki Haley , tha të martën se republikanët duhet të "bëjnë një ndryshim serioz" nëse duan të fitojnë zgjedhjet e nëntorit, duke u fokusuar në demografinë kyçe të problemve me të cilat republikanët mund të fitojnë zgjedhjet kundrejt demokratve në ticketen Harris/Walz.

Haley i bëri këto komente  në një intervistë me Bret Baier të Fox News, duke thënë "se ish-Presidenti Trump, duhet të ndalojë së diskutuari për pikat e pavlera të dekleratave të tij ndaj kundërshtares Harris, si dhe të mos entuziasmohet në krahasimin e madhësisë së turmës, dhe, të ndalojë  strategjinë e tij duke u marr ende me çështjet e personale për t'i tërhequr votuesit," tha ajo.

"Unë mendoj se ajo që ata duan amerikanët sot , është që dikush jep premisa dhe ka se kush do të kujdeset për ta," tha Haley, duke folur për atë së çfarë duan sot votuesit amerikan.

Ajo këshillojë me anë të përgjigjeve që i dha gjatë intervistës Bret Baier të Fox News se : "Ata (amerikanët)duan dikë që është i fokusuar te hallet dhe problemet e tyre, dhe sesi do të zgjidhen ato. Votuesit do té votojnë dikë që do të flasë për çështjen e arsimit tani në këtë vend (SHBA), dhe se si të "shpëtojmë fëmijët tanë të mos bëhen më budallenj, por të bëhen më të zgjuar. Amerikanët me 5 nëntor  duan që dikush të flasë për pronësinë, rritjen e të ardhurave të tyre, apo taksat e shtëpisë dhe sa e vështirë është bërë sot që të blesh një shtëpi."

Haley, u "zgjatë" në përgjigje me kërkesat që kanë amerikanët sot sipas saj: "Ata duan që dikush të flasë për faktin se çmimet janë rritur 19 për qind, dhe sa të vështirë e kan të blejnë me këto çmime. Ata duan që dikush të flasë se si SHBA do ta parandalojmë luftën. Këto janë gjërat, që kërkojnë votuesit amerikan në 5 nëntor" tha ajo.

Trump mund të fitojë, argumentoi Haley, por ai duhet të përqendrohet në tërheqjen e blloqeve me të cilat Harris po fiton tërheqje ndaj ish-presidentit Trump.

“Shikoni, këto janë zgjedhje të fitueshme, por ju duhet të përqendroheni. Kush është tregu juaj i synuar? Tregu juaj i synuar janë gjërat periferike, amerikanët të arsimuara në universitet, të pavarurit dhe demokratët konservatorë. Ky është tregu juaj i synuar," thotë Haley.

Fushata e Trumpit u duk se u kap në befasi nga rritja e shpejtë e Harris në votime kur ajo hyri në garë, duke kapur një vrull të rëndësishëm për të eliminuar pothuajse epërsinë e Trump ndaj Presidentit Biden.

Mirëpo, megjithëse Haley ishte jashtëzakonisht kritike ndaj Trumpit, gjatë zgjedhjeve republikane paraprake, duke e deklaruar se ish-presidenti ishte "shumë i vjetër" dhe jo ai që i duhej Amerikës, por ajo prej majit  i ka zbutur kritikat e saj që atëherë. Haley e mbështeti Trumpin në Konventë Kombëtare Repubikane, duke i sjellë atij potencialisht me vete një bazë të gjerë republikanësh më të moderuar, thanë komentet e  Bret Baier të Fox News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat