Një shofer autobusi është filmuar duke rrahur brutalisht një pasagjer të cilin për pak sa nuk e ngufati.
Videoja e postuar më poshtë shfaq shoferin e një autobusi në Newark, New Jersey që konfrontohet me një pasagjer i cili me gjasë e kishte pështyrë shoferin.
“Dëshiron të pështysh”, dëgjohet shoferi duke pyetur burrin para se ta sulmonte.
“Më shiko tani”, shtoi shoferi, i cili u kërkon pasagjerëve tjerë të shtyhen mbrapa.
Ai fillimisht e godet disa herë me grushta në fytyrë, dhe më pas e përplas për ulëse duke e ngufatur derisa vazhdimisht e godet më grushta.
Mediat amerikane raportojnë se policia ka sulmuar shoferin, videoja e të cilit është bërë virale.