7.2 tonë drogë kapen nga ushtria e Meksikës, ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit

Amerika

7.2 tonë drogë kapen nga ushtria e Meksikës, ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Marina e Meksikës deklaroi se ka konfiskuar 7.2 tonë drogë në dy bastisje të veçanta në Oqeanin Paqësor, gjatë javës që lamë pas, raporton CNN.

Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo.

Zyrtarët thanë se zbuluan 5.6 tonë lëndë, me sa duket kokainë, në tre motobarka të ndryshme dhe arrestuan 15 persona në kapjen më të madhe të drogës.

Në një operacion të dytë, marina kapi 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat