Zgjedhjet presidenciale, 2024 në SHBA, gjinia dhe politika: A janë Shtetet e Bashkuara gati për një presidente grua me ngjyrë?

Amerika

Zgjedhjet presidenciale, 2024 në SHBA, gjinia dhe politika: A janë Shtetet e Bashkuara gati për një presidente grua me ngjyrë?

Nga: Beqir Sina Më: 28 gusht 2024 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Terri Givens, e cila është profesore e Shkencave Politike në Universitetin e Kolumbisë Britanike në Vankuver, i ka bërë një analizë të thellë pjesëmarrjes në politik të grave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Dhe, patjetër drejtpërdrejt e ngacmuar nga përzgjedhja zyrtarisht e Kamala Harris, e cila do të bëhet gruaja e parë amerikane zezake dhe aziatike që u nominua për presidente nga një parti e madhe, dhe më 5 nëntor është vënë përball një "burri" të fortë për në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trumpin.

Givens : A janë Shtetet e Bashkuara të gatshme ta zgjedhin atë? Kamala Harris

Simbas Givens, Shirley Chisholm, një ish-kongresiste demokrate nga New Yorku, do të ishte gruaja e parë afrikano-amerikane, që kandidoi për presidente të Shteteve të Bashkuara. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, është Kamala Harris, ajo që do të bëhet gruaja e parë amerikane zezake dhe aziatike që nominohet zyrtarisht për presidente nga një parti e madhe, partia demokrate, për presidente e SHBA.

Chisholm, nga Brooklyn, N.Y., kandidoi për herë të parë për detyrë në vitin 1964 - viti kur lindi Kamala Harris. Kur Chisholm filloi fushatën e saj presidenciale në 1972, Harris, ndoshta ishte e përqendruar te lodrat dhe miqtë e saj, por ndoshta do të ketë qenë e magjepsur nga politika dhe e vetëdijshëme për kongresisten Chisholm.

Për gratë e zeza të kësaj gjeneratës së këtyre grave që i kan hyrë politikës sot, lideret politike nga gratë zezake ishin të pakta në vitet 1960 dhe 1970, dhe megjithse numrat mbeten ende nën përqindjen e popullsisë së SHBA, numëri i tyre ka një farë rritje krahasuar me gjashtëdhjetë vjet më parë.

Mbasi, sot gratë e zeza përfaqësojnë 7.7 për qind të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së, sipas Regjistrimit Census në SHBA të 2020. Qendra për Gratë dhe Politikat Amerikane (CAWP) raporton se 5.4 për qind e të gjithë anëtarëve votues të Kongresit identifikohen si gra të zeza. Sidoqoftë, situata është përmirësuar shumë në krahasim me vitin 1968, kur Chisholm u bë gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur në Kongresin e SHBA.

Mos e lini veten të mashtroheni: Kuptoni çështjet me ndihmën e ekspertëve, shkruan Givens.

Në një artikull të kohëve të fundit që përshkruante shumë nga të parat e saj, Harris, vuri në dukje një thënje : «Nëna ime kishte një thënie: ‘Kamala, ti mund të jesh e para që bën shumë gjëra, por sigurohu që të mos jesh e fundit.»

Megjithatë, promovimi i grave në politikë është punë e vështirë dhe ka qenë një luftë e gjatë. Ka disa arsye pse shumë gra të zeza kanë qenë të parat në pozitat e tyre – Megjithse, mizogjinia e ka bërë të vështirë për të gjitha gratë hyrjen në politikë, e lëre më gratë e zeza, të cilat përballen me pengesat shtesë të racizmit "të poshtër" që egziston ende. Por, jo si më parë.

Politika dhe rekrutimi i kandidatëve politikë është diçka që ndodh shpesh në vende ku gratë nuk kanë akses,ato janë shpesh vendet ku burrat fitojnë mbështetjen e grave ngaqë u nevojitet të jenë gratë dy her më mirë nga burrat të tjerë për të kandiduar për poste të njëjta politike.

Një faktor tjetër është se gratë dyshojnë në veten e tyre dhe shpesh kanë vështirësi në krijimin e një “profili kombëtar" ashtu si dhe burrat .

Një sondazh i Politico i vitit 2017 zbuloi se gratë e anketuara në fushat e biznesit, ligjit, arsimit dhe politikës/aktivizmit kishin po aq gjasa sa homologët e tyre meshkuj që të kishin përvojë politike përkatëse, duke përfshirë kërkime të gjera mbi politikat, të folurit publik(oratorinë), kërkimin e fondeve dhe ndërveprimin me zyrtarët publikë.

Por, kur u pyetën nëse mendonin se ishin të kualifikuara për të kandiduar për poste, të larta publike në nivel kombëtar, doli se vetëm 57 për qind e atyre grave thanë se ishin të kualifikuara ose shumë të kualifikuara, krahasuar me 73 për qind të burrave.

Asnjë presidente grua amerikane

Nga një perspektivë globale, Shtetet e Bashkuara janë shumë prapa demokracive të tjera për sa i përket grave në poste ekzekutive, thotë Terri Givens, e cila është profesore e Shkencave Politike në Universitetin e Kolumbisë Britanike në Vankuver.

Indira Gandhi e Indisë dhe Margaret Thatcher e Britanisë, kancelarja e gjermanisë Angela Merkel janë ndër disa gra të profilit të lartë që udhëhoqën vendet e tyre për vite dhe patën një ndikim të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare. Ndërkohë, SHBA-ja, nuk kishte as sekretaren e parë femër të shtetit deri pas viteve 1990, kur Presidenti Bill Clinton, emëroi Madeleine Albright dhe pas tij Presidenti Bush emëroi Condolezza Rice.

Madje, dhe shumë vende të tjera kanë pasur kryeministre gra, por partitë politike në SHBA rrallë kanë mbështetur kandidatet gra për presidente.

Hillary Clinton, ishte e para grua e nominuar e një partie të madhe politike amerikane, e cila në atë kohë u konsiderua si një kandidate shumë e kualifikuar, me një rekord të fortë dhe vlerësime të larta miratimi si senatore dhe sekretare shteti nën Barack Obama-n.

Mirëpo, humbja e saj në vitin 2016 ndaj një të sapoardhuri politik(Donald Trump) me një sasi të madhe “bagazhesh” të tjera, ishte shkatërruese - dhe mjerisht e njohur - për shumë gra që mezi prisnin ta shihnin atë të thyente atë "tavanin prej xhami” të grave në majën e poliikës amerikane.

Hillary, ishte një shkreptimë rrufeje edhe kur ishte zonja e parë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte nga zonajt e para më aktive në politikën amerikane. Hillary në përpjekjen për t'u përfshirë në politikëbërje, deri në pikën më të lart, pra përpjekjen e saj për t’u bërë edhe preisdente e parë grua në SHBA, duke përfshirë zhvillimin e një plani të kujdesit shëndetësor universal, të pa arritur më parë, dështoi "keqazi".

Kur ajo kandidoi për presidente, disa gra më të moshuara se ajo dhe më me provojë politike se sa ajo, e panë se personaliteti i saj i fortë ishte zhgënjyes, edhe për gratë e tjera në Shtetet e Bashkuara. Ku në fakt, shumica e grave të bardha dhe të zeza votuan për Donald Trumpin në vitin 2016, edhe pasi komentet e tij të tmerrshme për ndjekjen e grave u bënë publike.

Urrejtje, dezinformim!

Terri Givens, thotë se gratë që konkurrojnë për poste janë gjithashtu objektiva të urrejtjes dhe dezinformimit së bashku me seksizmin dhe racizmin me të cilin përballen, sidomos në rrjetet sociale.

Nina Jankowicz, një eksperte amerikane për urrejten dhe dezinformimin, kreu një studim të vitit 2020 që zbuloi, gjatë dy muajve të fundit të atij viti, se ishin 336,000 raste abuzimi ose dezinformimi në gjashtë platforma të mediave sociale.

Jankowicz tha në një opinion të fundit:

“Pavarësisht nëse janë demokrate apo republikane, të reja apo të vjetra, urbane apo rurale, me ngjyrë apo jo, këto gra iu nënshtruan gënjeshtrave të bazuara në seks dhe urrejtje që homologët e tyre meshkuj kishin përdorur”.

Kjo është dëshpëruese në vetvete, por studimi zbuloi gjithashtu se 78 për qind e abuzimit dhe dezinformimit kishin në shënjestër tani së fundi Kamala Harris.

Pavarësisht karrierës së saj si prokurore dhe politikane e suksesshme në Kaliforni, Harris u akuzua – dhe është ende sot – nën akuza se ajo “ kishte “fjetur” katër vjet nënpresidente në Shtëpinë e Bardhë”. Përçka, thonë analistët dhe ekspertët e këtyre çështjev, nëse, ajo do të ishte më aktive në atë post, do t’a kishte më të lehtë sot rrugën drejt majës më të lart të politikës në Shtetet e Bashkuara”.

Dhe, se absurditeti i kësaj çështeje është i thellë duke pasur parasysh faktin se kundërshtari i saj, Trumpi, është akuzuar dhe është shpallur zyrtarisht përgjegjës për sulme seksuale, ndaj grave.

Hillary Clinton, Kamala Harris dhe gra të tjera e kanë përjetuar prej kohësh fenomenin që duhet të jenë dy herë më të mirë se kandidaturat e tjera,( në rastin konkret pra zgjedhjet presidenciale Trump 2024) për të marrë gjysmën e meritave të burrave, pra të kandidatit të fuqishëm Donald Trump.

Megjithatë, përfundon profesorja e Shkencave Politike në Universitetin e Kolumbisë Britanike në Vankuver, Terri Givens, "Kurrë mos thuaj, Jo! sepse në 5 nëntor amerikanët do të zbulojënë se SHBA-ja, janë gati apo jo për një presidente grua me ngjyrë – Mbasi Harris sigurisht që duket e papërkulur dhe tashmë duke bërë punën e vështirë për t'u zgjedhur më 5 nëntor, thotë Givens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat